Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 17:05

I tha të gjitha: Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Prej kohësh tashmë kanë qarkulluar në media lajmet se Mozzik dhe Loredana janë ndarë. Me veprimet e tyre çifti i shtoi më shumë thashethemet pasi Mozziku as nuk e uroi Loredanën për ditëlindje.

Së fundmi nga burime pranë tyre thanë se shkaku i krizës në çift ishin mospajtimet dhe debatet që Mozzik e Loredana kanë pasur për të ardhmen. 

Lidhur me shkaqet e krizës në çift, Loredana i ka thënë të gjitha në këngën e saj më të re "Genick".

"Ti më premtove se nuk do më mëzisje, mendoja se ishim vetëm ne të dy", këndon Loredana.

Burimet pranë çiftit thanë gjithashtu se sherret mes tyre kanë nisur edhe pasi Loredanës i bllokuan llogaritë bankare. Por këtë thashethem reperja e hedh poshtë me vargun ku këndon: "Po numëroj paratë e mia vetëm në shtrat", duke treguar se nuk ka aspak probleme me paratë.