Kylie Jenner është padyshim një ndër femrat më të komentuara kudo në mediat botërore. Vetëm 22 vjeç dhe ajo ka krijuar një pasuri personale prej 1 Bilion dollarë.

Familja Kardashian- Jenner, njihet si një ndër familjet më të pasura në botë dhe pasurinë e tyre e përdorin shpesh për bamirësi. Këtë e ka treguar dhe Kylie me veprimin e bërë së fundmi. Me ndihmën e Ellen DeGeneres , ajo ka surprizuar një fanse duke i dhuruar asaj dhe të ëmës nga 100.000 dollarë, për t’iu përmirësuar jetesën.

Kylie po ashtu ka dhuruar dhe 50.000 dollarë për shkollën ku punonte e ëma e vajzës. Një shkollë që shërben për edukimin e fëmijëve jetimë dhe të familjeve problematike. 22 vjeçarja Jenner ka arritur ta lumturojë pafund fanset dhe të ëmën, të cilat kanë qarë me lot gëzimi.
View this post on Instagram






