Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 15:03

Blogerja e njohur shqiptare e ftuar në eventin e Kim Kardashian

Ylli i reality showt të njohur ‘Keeping up with the Kardashians’, Kim Kardashian, së fundmi ka lancuar një koleksion të ri produktesh nga linja e saj e kozmetikës. Një ndër të ftuarat në evenimentin e organizuar në kuadër të këtij rasti, është dhe blogerja me origjinë nga Peja, Foinika Kay, e cila jeton dhe vepron në New York.

Gjatë evenimentit, Foinka është fotografuar me Kim Kardashian, të cilën e ka falenderuar për ftesën. Ajo e ka shpërndarë foton me të dhe në Instastory. Të dyja janë shfaqur të veshura në mënyrë perfekte dhe të kuruara deri në detaje.

Përveç fotos me Kimin, blogerja ka postuar dhe një foto me modelen e njohur Winnie Harlow, e cila ka qenë po ashtu e pranishme. Foinika ka një ndikim të madh në botën e kozmetikës, kjo është dhe arsyeja pse ajo ka qenë një ndër të ftuarat në evenimentin e organizuar. Para disa muajsh e lancoi linjën e qerpikëve artificialë të quajtur “Kosovo”.