Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 14:02

Për një puthje nga binjakët, Valer Kolnikaj bën pazar me Albi Nakon

Me datë 29 Tetor në ambientet e ‘Albi Nako Dance Academy’ do të startojë eventi për hapjen e Akademisë së Kërcimit në vend. Pjesëmarrës do të jenë binjakët 'Les Twin’, të cilët kanë shoqëruar divën e famshme botërore Beyonce në performancat e saj dhe janë fitues të kompeticioneve të ndryshme.

Albi Nako së fundmi ka ndarë në profilin e tij të Instagramit një njoftim në lidhje me eventin. Në njoftimin në fjalë shfaqen dhe binjakët që do të vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Një ndër komentuesit në këtë postim, është ish banori i Big Brother, Valer Kolnikaj. Ai ka shkruar: “A na lejohet ne?”. Në sy ka rënë përgjigjja që i ka kthyer Albi, i cili ka menduar për një pazar të mundshëm. “50Euro, për 100Euro dhe mund t’i puthësh.”- ka shkruar koreografi. Valeri ka replikuar sërish duke thënë: “Vetëm njërin apo të dy?”. Pas kësaj pyetje, Albi është përgjigjur me shaka: ‘Paguaj 250Euro dhe në ofertë ke dhe Tan Bramën.”