‘Ja arrita kësaj dite’, Stefi Prifti flet për dasmën e të bijës dhe tregon momentet më të bukura
Maria, vajza e madhe e këngëtarit Stefi Prifti, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin Gëzim Meta. Dasma ishte organizuar në mënyrë përrallore dhe Maria dukej e mrekullueshme me një fustan madhështor nga Koleksioni 2020 nga "Ami Event". Të ftuar ishin shumë persona VIP, të cilët u bënë dëshmitarë të një ditë aq të madhe.
Dasmën e vajzës, Stefi e ka pritur me shumë lumturi, ashtu siç e pret çdo baba. Më në fund këngëtari i ka lënë anash emocionet dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij foto dhe video nga dasma e Marias.
Ai shprehet se e ka ndjerë veten si në përrallë dhe ka falenderuar personat që kanë bashkëpunuar për ta bërë këtë ditë perfekte. “Ja arrita edhe unë kësaj dite! Me një mungesë të madhe por, kështu është jeta. Jo thjesht dasmë, por më është dukur vetja si në përrallë”,ka shkruar mes të tjerash Stefi krahas fotove të postuara.