Për moderatoren e njohur Arbana Osmani, kjo verë ka qenë e mbushur me udhëtime në vende të ndryshme të botës si në Barcelonë, Marok, Hollandë, Francë etj. Çdo udhetim ajo e ka shoqeruar dhe me foto, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ku komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar.

Moderatorja gjithmonë ka rënë në sy për thjeshtësinë dhe origjinalitetin që e karakterizon dhe me këto dy pika të forta të saj, ka bërë për vete dhe publikun. Së fundmi, ajo ka vendosur të ndryshoje look por sërish pa ekzagjerime.

Arbana ka errësuar ngjyrën e flokëve dhe për më tepër i ka zgjatur ato. Më pas ka shpërndarë dhe foto në Instastoryn e saj ku tregon ndryshimin e bërë dhe duket që look-u i ri i shkon vërtetë shumë.


Kujtojmë se emisioni i saj ‘Dua të të bëj të lumtur’ do të startojë në Janar.








