Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 10:10

E nisën të premten duke peshkuar, Metës dhe Besit iu ndodhi e papritura

Presidenti Ilir Meta dhe komediani i njohur Bes Kallaku, mbrëmjen e djeshme darkuan së bashku. Besi u shpreh se ishte një darkë me djathë nga Korabi, ai kishte sjellë domatet ndërsa Meta verën.

Të dy janë miq të mirë dhe shihen shpesh në shoqëri të njëri-tjetrit. Mëngjesin e kësaj të premteje ato e kanë nisur duke peshkuar. Mirëpo kjo nuk ka qenë dita e tyre me fat pasi nuk kanë arritur të kapin asnjë peshk.

Si Besi ashtu dhe presidenti, kanë ndarë foto, ku shihen duke peshkuar, në rrjete sociale. Besi ka shkruar: “Dolëm për peshq e kapëm leshterikë”, ndërkohë që Meta është shprehur se në vend të peshqëve kanë kapur dallgë. "Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë."-ka shkruar ai.

Kujtojmë se para pak kohësh Meta dhe Besi u ngjitën në majën e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit.