Nga Shqipëria / E Enjte 12 Shtator 2019, 22:10

Ava Max bën krenar gjithë shqiptarët me gjestin e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, po arrin sukses me hitet e saj që kanë kapur vendet e para në top lista dhe kanë arritur miliona shikime në Youtube.

Që në fillim të karrierës ajo e ka pranuar hapur origjinën shqiptare dhe madje në intervista të ndryshme ka folur plot krenari për vendlindjen. Ndërkohë, së fundmi i ka bërë gjithë shqiptarët krenar me gjestin e saj.

Ava ka publikuar një foto ku shihet e veshur me të zeza, ndërkohë që sytë dhe buzët i ka lyer me të kuqe në formën e shqiponjës. “Kthehem tek rrënjët e mia. Shqiptare”, ka shkruar këngëtarja plotë krenari.