Ndarja e një prej çifteve më të komentuar në mediat rozë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, u shoqërua me një bujë të madhe. Ato vendosën të shkëputen nga njëri-tjetri pas disa muajsh martesë dhe pas 10 vitesh histori së bashku.

Pas lajmit të ndarjes, në media u përfol shumë dhe akoma përflitet për marrëdhënien që këngëtarja Miley Cyrus ka nisur me modelen Caitlyn Carter. Vajzat shihen të shoqëruara gjithandej me njëra-tjetrën me duar të shtrënguara.

Liam kërkoi divorcin nga Miley dhe për t’u shkëputur nga zërat që qarkullojnë gjithandej në Amerikë, vendosi të distancohej disi dhe që prej ditësh ndodhet në Australi në shoqërinë e familjes dhe shoqërisë. Aktori duket se më në fund ka arritur ta lërë historinë me Mileyn pas krahëve ose të paktën të mos lejojë të ndikojë te lumturia e tij.

Vëllai i tij, Chris Hemsworth ka publikuar një foto ku Liam shihet në formë të mirë ndërsa miqtë e tij kanë ndarë në rrjete sociale foto të tjera ku shihet se po kalojnë një kohë shumë të mirë me njëri-tjetrin. Përsa i përket dashurisë, Liam nuk ka ndonjë dashuri të re.












