Këngëtari shumë i dashur për publikun Capital T, që prej disa kohësh ka lajmëruar për super koncertin ‘Time Capsule’. Koncerti do të mbahet me datë 19 Shtator dhe pritet të bëjë namin.

Disa ditë më parëu zbulua se pranë Capitalit do të performojnë Dhurata Dora dhe reperi Majk, ndërkohë që ditën e sotme në emisionin radiofonik “You & Me” në NRG Radio, Capital T ka zbuluar se të ftuar do të jenë dhe Alban Skënderaj së bashku me reperin 2po2. Përmes një videoje në Instastory ku dëgjohet kënga me Elvana Gjatën ‘Lejla’ kanë nisur aludimet se dhe ajo do të jetë pjesë e koncertit.

Perveç artistëve të lartpërmendur, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, reperi i njohur Stresi ka bërë të ditur se dhe ai do të jetë pjesë e koncertit madhështor, ndërkohë që iu ka bërë thirrje të gjithëve të mblidhen duke thënë: “Është Capital T, e meriton ta nderojm,Tirana jeni aty 19/09/19.”
View this post on Instagram


















