Kim Kardashian është një ndër personazhet më të komentuar në mediat botërore. Mbrëmja e të mërkurës ka kaluar në një mënyrë të sikletshme për yllin e reality showt të njohur "Keeping up with the Kardashians". Gjatë një darke në një restorant luksoz, Kimit i është bashkëngjitur dhe ish-partneri i motrës së saj Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Lajmi është konfirmuar nga vetë restoranti ku kanë darkuar dhe burime nga aty janë shprehur se pas ardhjes së tij gjërat janë bërë shumë interesante dhe se asgjë nuk ka qenë rastësi.

Disa burime për revistën ‘People’ kanë treguar se “Kim gjatë darkës ishte shumë e mërzitshme, por shfaqja e Tristan i bëri gjërat shumë interesante. Nuk ishte koincidencë fakti që Tristan erdhi aty”, ndërsa sipas “Us Weekly” Kim dhe Tristan kanë qenë të shoqëruar edhe nga miqtë e ngushtë të Kardashian LaLa Anthony, Jonathan Cheban dhe Simon Huck.









