Prej disa kohësh reperi i njohur Capital T ka zbuluar se në datën 19 shtator do të mbajë një koncert madhështorë në Sheshin Nënë Tereza. Koncerti quhet “Times Capsule” dhe siç ka rrëfyer Trimi pritet që të jetë një koncert i një tjetër niveli.

Ndërkohë disa ditë më parë u zbulua se pranë tij do të performojë Dhurata Dora dhe reperi Majk, ndërsa i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik “You & Me” në NRG Radio, Capital T ka zbuluar se gjithashtu në koncertin e tij do të jetë i ftuar edhe këngëtari shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj dhe reperi 2po2 i cili është edhe daja i Trimit.

Ndërsa pak më parë ka publikuar një video ku shihet na provat ku në sfond dëgjohet kënga "Lejla" me Elvana Gjatën duke ngritur aludimet se edhe Elvana do të marr pjesë në koncertin e shumëpritur.






