Nga Shqipëria / E Enjte 12 Shtator 2019, 20:08

‘Kënga Magjike’ nis së shpejti, zbulohen disa nga artistët pjesëmarrës

Festivali ‘Kënga Magjike’, drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi, të dielën e parë të transmetimit e ka me datë 22 Shtator. Arditi ka lajmëruar për disa nga ndryshimet e bëra. Në edicionin 21 të këtij festivali do të këndohet live që në fazën e parë dhe për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj.

Pritet që gara këtë vit të jetë më e fortë se vitet e tjera dhe pjesëmarrja e Anxhela Peristerit,  Linda Halimi, Ardit Çunit, Fifit dhe Inis Nezirit është konfirmuar që prej disa ditësh.

Burime të ‘Lajmi.net’ së fundmi kanë zbuluar të tjerë artistë që do të marrin pjesë në festival, ku mund të përmendim: Anjeza Branka, Orgesa Zaimi dhe Erik Lloshi, pjesëmarrja e të cilëve ështe konfirmuar. Ndërkohë që artistë të tjerë si Flaka Krelani, Juliana Pasha, Yll Limani, Eneda Tarifa dhe vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, mendohet të jenë pjesëmarrës por nuk kanë konfirmuar ende.

Faqja zyrtare e festivalit ka lajmëruar se nëse artistët votues do të kalojnë në natën finale edhe emrin e artistit të zgjedhur nga produksioni, si edhe artistin e zgjedhur nga juria e kategorisë “New Artist”, atëherë respektohen 20 këngët finaliste të votuara nga artistët. Edicioni 21 i festivalit po pritet me padurim nga publiku sidomos pas ndryshimeve të bëra.