Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Anwar Hadid, janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit, të cilët e shprehin vazhdimisht dashurinë e tyre ndërmjet postimeve të vazhdueshme në rrjete sociale.

Dua dhe Anwar vetëm pak muaj pas lidhjes morën dhe një hap të madh siç është bashkëjetesa e kështu pjesën më të madhe të kohës shihen në praninë e njëri tjetrit.

Dyshja ndodhet në New York ku dhe është përfolur se kanë marrë një apartament për të jetuar së bashku. Dua ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foto dhe video ku shihet më e dashuruar dhe më e lumtur se kurrë në praninë e të dashurit të saj Anwarit.


View this post on Instagram






