Nga Shqipëria / E Enjte 12 Shtator 2019, 19:07

I kritikuan për mënyrën si puthen, Camila dhe Shawn ua mbyllin mirë gojën

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media, që nga që nga momenti kur e shpallën publikisht lidhjen e tyre. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk mungojnë as postimet e njëpasnjëshme.

Së fundmi fansat i kanë kritikuar për mënyrën se si ato puthen me njëri-tjetrit. Camila dhe Shawn kanë vendosur të reagojnë ndaj këtyre kritikave duke ua demostruar publikisht se si puthen ata në të vërtetë.

Shawn ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video në të cilën ai dhe Camila po puthen me njëri-tjetrin në një mënyrë të çmendur.

“Ne pamë në Twitter që ju djema thoni gjëra në lidhje me mënyrën se si puthemi dhe si duket e çuditshme. Si ne puthemi si peshq”, shprehet Shawn në video. “Këto fjalë na lënduan ndjenjat”, shtoi Cabello dhe më pas ato vazhdojnë të puthurën që po bën namin në rrjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes) on