Prej disa ditësh Tayna ndodhet në SHBA ku ka shkuar jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Menaxheri i saj bëri të ditur se reperja po punon për videoklipin e ri atje.

Ndërsa vetë Tayna zbuloi se kënga e rradhës do jetë baladë duke u rikthyer kështu pas 1 viti me një zhaner të tillë.

Gjatë qëndrimit atje, Tayna ka realizuar edhe disa foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen. Në fotot e fundit reperja shfaqet me rrobabanjo dhe shkruan se është ëndrra e çdo vjehrre.

"Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo", i shkruan një ndjekëse.

"Mirë e ke, unë jam dhëndri", i përgjigjet Tayna duke shkaktuar të qeshura mes ndjekësve e replika të shumta.





