Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Shtator 2019, 22:10

Në pritje të ëmbël, Genta Ismajli tregon barkun

Këngëtarja që sjell gjithnjë hite, Genta Ismajli ishte në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme pas lajmeve se ajo është në pritje të ëmbël.

Shkak u bë fakti që prej më shumë se një muaji Genta ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe pak kohë më parë ajo deklaroi se vitin tjetër do e shohim nënë.

Pas lajmeve, Genta ka reaguar duke u rikthyer në Instagram e duke postuar foto e video nga një darkë mes miqsh.

Në një nga videot Genta tregon barkun e ka të sheshtë dhe trupin në super formë. Kështu këngëtarja ka treguar se ende nuk është në pritje të ëmbël, por gjatë kësaj kohe ka qenë duke shijuar jetën.