Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Shtator 2019, 18:06

Publikohen fotot e Oriola Marashit para dhe pas fotoshopit

Oriola Marashi tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale e për këtë arsye është kthyer edhe në një nga modelet më të komentuara shqiptare.

Në një prej fotove të fundit, Oriola u shfaq me një fustan me xixa, me një të çarë anash dhe i mahniti të gjithë.

Mirëpo nga një foto e postuar nga stilistja Lena Berisha në Instastory, shihet dallimi se si duket një foto e Oriolës para dhe pas rregullimit me fotoshop.

Pavarësisht rregullimeve të vogla, Oriola sërish edhe në foton pa fotoshop duket në super formë.

Kujtojmë që modelja po synon të bëhet e famshme ndërkombëtarisht dhe së fundmi sfiloi për një nga firmat më të njohura "Guess".