Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 21:09

Shtanget Anglia: Kosova shënon gol brenda minutës së parë (Video)

Ka nisur vetëm pak minuta më parë ndeshja e shumëpritur mes përfaqësueses së Kosovës dhe Anglisë. Ndeshja po luhet në Angli dhe menjëherë sapo ka nisur loja, Kosova është në avantazh pasi ka shënuar gol që në minutën e 1.

Goli është shënuar nga futbollisti Valon Berisha i cili ka lënë të shtangur të gjithë stadiumin me golin e tij.

Ndërkohë në “Elbasan Arena” është duke u mbajtur ndeshja ndërmjet përfaqësuese së Shqipërisë  e cila do të luajë kundër Islandës.