Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 20:08

E mbani mend Kushin? Nuk do ta njihni sa shumë ka ndryshuar

Me siguri të gjithë e mbani mend Kushin nga telenovela indiane "Si ta quaj këtë dashuri", që u transmetua dy vite më parë. Me karakterin e saj të çiltër Kushi fitoi dashurinë e të gjithëve dhe sot vazhdon të jetë një nga aktoret më të pëlqyera të publikut.

kanë kaluar dy vite që nga hera e fundit kur Kushin e keni parë në ekran dhe aktorja indiane ka ndryshuar shumë. Emri i vërtet i saj është Sanaya Irani dhe është 35 vjeç.

Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Kushi është shfaqur me një stil krejt tjetër, gati sa nuk njihet.

Poza që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo ku aktorja shfaqet me puro.

Kushi vazhdon të luajë në serialet më të ndjekur në Indi. 

Së fundmi ajo mori pjesë edhe në një spektakël kërcimi bashkë me bashkëshortin e saj./Xing.al

Kushi me bashkëshortin