Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 18:06

Balerina shqiptare ja fut të sharës në shqip në emisionin e famshëm amerikan

Balerina e njohur shqiptare e “Dancing with the Stars”, Adela Lami ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" ku dhe ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj në Amerikë. Adela ka rrëfyer se pasi punoi me  koreografët e “Dancing with The Starts” në Amerikë është bërë pjesë e një tjetëe show të famshëm atje.

25-vjeçarja ka rrëfyer se ka bërë një kontratë mjaft të rëndësishme me shown e njohur “The Real Dirty Dancing”. Siç tregoi Adela gjatë emisionit, falë punës së palodhshme arriti që të realizonte ëndrrën e saj.

Ndërkohë, e pyetur nga Bieta ajo ka zbuluar se gjatë provave të lodhshme ka pasur raste që ka sharë në shqip, pasi siç tregoi dhe ajo me të qeshur asnjëri prej pjesëmarrësve të tjerë nuk e kuptonte.