Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 18:06

The Weeknd ndryshon pamjen pas kaq shumë kohësh dhe nuk po e njohim më

The Weeknd ka bërë një ndryshim në pamje një muaj pas ndarjes nga Bella Hadid dhe fansat nuk po e njohin më. The Weeknd i cili njihet për stilin e tij të veçantë të flokëve, edhe këtë herë ka tërhequr vëmendjen.

Këngëtari është shfaqur në "Toronto International Film Festival" me mustaqe dhe flokët e prera në model të viteve '70.

The Weeknd u shfaq në tapetin e kuq me kostum blu dhe dukej i buzëqeshur edhe pse ka vetëm pak kohë që është ndarë nga Bella.

Kujtojmë që çifti ka një histori me ndarje e pajtime të vazhdueshme kështu që nuk është çudi nëse i shohim sërish bashkë.