Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 17:05

Këngëtarja shqiptare mahnit Turqinë, na rrenqethi me zërin

Është publikuar sot projekti i parë i këngëtares shqiptare, Venesa Doci për tregun muzikor turk. Venesa ka nisur kështu karrierën në Turqi pasi nënshkroi kontratë pesë vjeçare me kompaninë Darkndark Music.

Kënga e parë turke e Venesës mban titullin "Çok kotuymussun" (Je shumë i keq) dhe është pritur shumë mirë. Kjo shihet nga komentet vetëm pozitive që Venesa ka marrë në Youtube dhe mijëra shikimet që ka marrë videoklipi.

Kënga është publikuar në kanalin më të njohur turk Netd Muzzik me mbi 14 milionë abonentë.

Venesa është vetëm 14 vjeç dhe vjen nga familje artistësh pasi edhe motra e saj Aida Doci është këngëtare e njohur.