Një nga këngëtaret më të njohura, këngët e të cilës dëgjohen prej vitesh, i ka hyrë politikës. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Enkelejda Arifi e cila i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010. Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme. Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019", ka shkruar Kurti.






