Në korrik u mësua se Dajana Shabanin, Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn nuk do i shohim më në emisionin e mëngjesit në Ora News. Vendin e tyre e zuri Arjola Shehu me Kelvi Kadillin.

Mirëpo Dajana, Besmiri dhe Hermesi nuk kanë mbetur pa emision këtë sezon. Ata po përgatiten për t'u rikthyer me një projekt të ri.

Këtë e ka zbuluar Dajana me postimin e fundit në Instagram ku shkruan se po rikthehen në Ora News me një emision të ri që do transmetohet në mbrëmje.

"Jeni gati per surprizen e rradhes? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tone. Rikthehemi se shpejti ne ekranin e madh Ora me nje projekt te ri,orar i ri... Ne te tre; une, Besmiri, Hermesi. P.s ju flm te gjitheve,sepse jemi fale jush dhe nje super falenderim per Ora News, qe mbeshtet pa kursim, idete tona", shkruan Dajana.







