Nga Shqipëria / E Martë 10 Shtator 2019, 09:09

Ilda i zuri vendin, reagon Nevina: 'Mendova t’i thyej takat’

Moderatorja e njohur Ilda Beljeri pasi u largua nga “Digjitalb”, zuri vend krah Edi Manushit në drejtimin e “"Proçesit sportiv". 

Së fundmi, e ftuar në emision ka qenë moderatorja Nevina Shtylla e cila dikur e drejtonte vetë emisionin krah Edi Manushit, por e la për emisionin “Në shtëpinë tonë”. Ndërkohë që shihte Ildën në drejtim të emisionit, Nevina nuk i ka kursyer batutat duke u shprehur: “Me aq zili e pashë këtë studio sa mendova njëherë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty.”

Batuta e saj është shoqëruar me të qeshura dhe Ilda i është përgjigjur duke i thënë: “I kam spiranca dhe ngulen thellë”, pra që do ishte e pamundur që ta lëviznin nga aty. Nevina ka vazhduar duke thënë “Tani jam si mikeshë edhe më duket se është më bukur kështu.”- duke treguar që është rehat dhe që në të vërtetë nuk është penduar për largimin nga “Proçesi sportiv”.