
Velinat e emisionit "Stop" tërheqin gjithnjë vëmendjen me paraqitjet e tyre dhe kërcimet. Por edhe jashtë ekranit, vajzat janë shumë të komentuara e të ndjekura.
Këtë sezon, emisionit "Stop" iu bashkua edhe modelja Enisa Koleci e cila siç duket ka krijuar shpejt miqësi me velinën Oni Shkjau.
Dy vajzat në videon e fundit të postuar nga Oni shfaqen duke i dhuruar një puthje njëra-tjetrës teksa ndodhen në prapaskenë.
Oni e ka shoqëruar videon me një zemër ndërsa Enisa e ka ripostuar dhe e ka quajtur kolegen "Babe".