Këngëtarja shqiptare e hitit "Prit pak", Dafina Dauti, pak muaj më parë pranoi publikisht se është në një lidhje me këngëtarin Tafil Kurteshi. Ajo tha se është mjaft e dashuruar dhe se ishin njohur në një koncert.

Madje pak pasi dha lajmin e lidhjes ajo pranoi gjithashtu se ajo dhe Tafil janë në pritje të një fëmije. “Po… edhe pse po shihet gjendja ime. Unë dhe Tafili do kemi së shpejti një fëmijë… por, gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin.”-ka thënë ajo.

Ndërkohë që siç duket çifti ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë tyre përpara se fëmija të vijë në jetë. Dyshja janë martuar së fundmi dhe lajmin e ka dhënë vetë Dafina në Facebook ku ka ndryshuar statusin e saj nga beqare në e martuar. Këngëtarja nuk ka zbuluar më shumë detaje lidhur me celebrimet.








