Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max po arrin sukses me hitet e saj që kanë kapur vendet e para në top lista dhe kanë arritur miliona shikime në Youtube.

Tashmë Ava ka publikuar këngën e re "Torn" që është pëlqyer shumë dhe madje është vlerësuar nga MTV.

Ava ka postuar në Instagram një video ku bën të ditur se MTV e ka nderuar me titullin "Push artist of the month" për këngën "Torn".

"Faleminderit MTV që më nderove me titullin Push artist of the month", shkruan Ava.





