Këngëtari dhe kantautori i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani siç dihet janë në pritje të fëmijës së dytë. Çifti është treguar mjaft diskret dhe ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit. Ndërkohë, siç dihet ata janë dhe prindër të një vajze që quhet Ameli.

Vogëlushja ka marrë që tani vëmendjen e publikut me fotot dhe videot e ëmbla që Miriami dhe Albani kanë publikuar. Mbrëmjen e sotme, këngëtari ka shkrirë zemrat e publikut ndërkohë që ka publikuar një foto ku shihet se mban në krahë Amelin.

“E paçmueshme”, ka shkruar Albani pranë fotos ku të dy shihen të buzëqeshur teksa argëtohen me njëri-tjetri.









