Pak ditë më parë kanë përfunduar dhe xhirimet e filmit më të ri nga Ermal Mamaqi, “I love Tropoja”, që pritet të dal shumë shpejt në të gjitha kinematë. Gjithë stafi dhe aktorët u mblodhën në një festë madhështore ku u kënaqën duke kërcyer valle popullore.

Ndërkohë, nëpërmjet videove dhe fotove të publikuara në profilin e tij, aktori Ermal Mamaqi, ka zbuluar një pjesë të kastit të aktorëve pjesëmarrës në filmin e shumëpritur. Pak minuta më parë, Ermali ka treguar se në “I love Tropoja” do të luajë gjithashtu edhe modeli i njohur shqiptar, Ronald Lekaj.

Ronaldi prej vitesh jeton larg Shqipërisë, por është komentuar gjatë në media për pamjen dhe jetën luksoze që bën. “Eh sa të ka lodhur jeta o vëlla”, ka shkruar Ermali pranë fotos ku Ronaldo shihet gjatë xhirimeve.









