Aktorja e njohur shqiptare Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi do t'i japin fund beqarisë këtë muaj. Jonida e zbuloi lidhjen e saj me Besnikun në emisionin "Xing me Ermalin" ku dhe tregoi dhe planet për martesë.

Pak ditë më parë, ‘Xing.al’ solli ekskluzivisht një foto të ftesave të dasmës së çiftit ku siç shihej ato ishin në formën e guackave të detit, të zbukuruara me perla dhe shumë të veçanta. Për dasmën e Jonidës dhe Besnikut do kujdeset në detaje "Ami Event" që do e bëjë atë natë të paharrueshme për çiftin.

Ndërkohë, ditën e sotme është mësuar edhe data se kur do të mbahet dasma madhështore. Sipas ‘Iconstyle’, është zbuluar se në datën 14 shtator çifti i famshëm do të kurorëzojë lidhjen disavjeçare në një ceremoni madhështore që pritet të mbahet mend gjatë.








