Së fundmi u zbulua se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rovena Dilo i ka dhënë fund lidhjes me balerinin Eltion Merja. Çifti ishin bashkë prej 4 vitesh dhe prej 1 viti bashkëjetonin.

Nuk dihen ende arsyet e ndarjes mes Rovenës dhe Eltionit, por dyshja e ka hequr njëri-tjetrin edhe nga Instagrami.

Në një intervistë për emisionin "Treshat", Rovena e ka pranuar ndarjen duke lënë të kuptohet se është beqare.

"Pse e ke unazën tek gishti i fejesës?", e pyeti Donaldi Rovenën.

"Pse kjo është vetëm unazë fejese? Jo, jo", u përgjigj Rovena duke treguar se unazën ia ka blerë i ati.







