Me nisjen e sezonit të ri televiziv pritet që në ekranet shqiptare të nisin shumë formate të reja që do të mbajnë mbërthyer përpara ekranit publikun. Së fundmi është zbuluar se aktori i njohur, Herion Mustafaraj, së bashku me shefin e kuzhinës në “Ora News” Titi, do të sjellin së shpejti një emision të ri kulinarie.

Emisioni do të quhet “Kafsho” dhe do të jetë një show ku do të ndërthuren gatimet, intervistat me VIP-a dhe lajme showbizi, si dhe do të ketë dhe rubrika ku dy personazhet do të japin këshilla. Pritet që emisioni të fillojë në tetor dhe Herioni së bashku me Titin premtojnë shumë të qeshura.

"Kafsho" është një show kulinarie me shume humor qe do ta ndiqni ne Tetor ne Ora News TV, për çdo dite nga 1 ore. Ne këtë show të përditshëm gatimi përveç recetave tradicionale dhe moderne Shqiptare e atyre Boterore. Unë dhe Titi do te sjellim ne vëmendjen tuaj :- Restorantet me te mira, shefat më të veçantë, supermarketat dhe Fermat Bio. Ambientet qe duhet te frekuentoni dhe ato qe nuk duhet te frekuentoni. Teknologjine dhe metodat me te reja te Kulinarise. Lajmet e fundit ne Show Biz. Intrigat, prapaskenat dhe eventet mbarëkombëtare te Artit dhe Kulturës. Do kemi të ftuar VIP-a. Te gjitha këto kronika do jenë të ndërtuara në formën e një Reality Show Komedi, pra diçka jashtë të zakonshmes qe keni pare deri tani ne programe televizive gatimi.”, shkruhet ndër të tjera në postim.
View this post on Instagram







