Nga Shqipëria / E Hënë 9 Shtator 2019, 15:03

'Mendoja se kisha diçka të keqe', Lori Hoxha flet për problemet me ankthin

Një ndër emrat më të komentuar në media e në rrjete sociale, është padyshim Lori Hoxha. Blogerja e njohur është mjaft e ndjekur në Instagram dhe vazhdimisht poston fotografi që marrin shumë vëmëndje dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.

Lori ka folur shpesh në lidhje me ankthin por vetëm së fundmi, ndërmjet disa përgjigjeve që iu ka dhënë fansave në Instasory, ajo ka ndarë eksperiencën vetjake në mënyrë të detajuar.

Blogeres i ka filluar ankthi në vitin 2012 në një mënyrë të papritur dhe ajo mendon se ka ardhur si pasojë e të menduarit më shumë se ç’duhet. Për këtë arsye ajo është këshilluar dhe te psikologu. Për 8 muaj bëri kontrolle mjekësore sepse mendonte që kishte diçka të keqe dhe mjekët nuk e gjenin, la shkollën dhe mezi dilte nga shtëpia.

Përsa i përket ilaçeve Lori ka treguar se ka marrë thjesht qetësus dhe asgjë tjetër, sepse gjithmonë ka besuar në forcen e trupit të saj.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se si është e mundur që një njeri kaq perfekt në dukje, të ketë probleme të tilla. Blogerja është përgjigjur duke i thënë: “Ankthi nuk zgjedh. Askush s’ka jetë perfekte. Duhet një fraksion sekondi për të bërë një foto. 24 orët e tjera nuk i sheh njeri.”

Lori ka treguar se ankthi asaj i rikthehet herë pas here dhe që ky është fati i saj.

Përpos përgjigjes rreth eksperiencës së saj, Lori po ashtu ka këshilluar ndjekësit e saj se çfarë duhet të bëjnë në raste ankthi. Ajo ka treguar se si nuk duhet të kenë besim te Google, për të kërkuar për simptoma.

E pyetur nëse po e ekzagjeron, blogerja është përgjigjur se janë pikërisht njerëzit që drejtojnë të tilla pyetje ato që i shtyjnë njerëzit në shoqëri të mbyllen në vetvete.