Gafa që u bë me himnin shqiptar, para ndeshjes Francë - Shqipëri mori vëmendjen e të gjithëve, madje edhe mediave të huaja. Mediat franceze shkruanin se Franca ishte në pozitë jokomode me këtë gabim dhe se më shumë do flitet për gabimin sesa për rezultatin e sfidës.

"Francë-Shqipëri, çfarë figure e shëmtuar, vendoset himni i gabuar", shkruante gazeta italiane "Corriere dello sport". Ndërsa në Angli "Daily Mail" shkruante: "Yjet e Shqipërisë mbetën të befasuar teksa dëgjuan himnin e Andorrës në vend të himnit të tyre".

Pas kësaj gafe, Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar ndjesë kryeministrit Rama duke e quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit ngatërrimin e himnit shqiptar.

Rama e falenderoi Macron për mesazhin edhe pse gafa e papranueshme u bë nga Federata Franceze e Futbollit.






