Fashionista shumë e komentuar në media e që njihet për stilin e saj të veçantë në veshje, Armina Mevlani mbrëmjen e djeshme ishte për darkë me familjen e moderatorit shumë të dashur për publikun, Ardit Gjebreas.

Armina postoi disa momente nga kjo darkë ku shfaqej me vajzën e Arditit, Anën teksa pozonin së bashku.

Në një video të postuar në Instastory nga Armina, Ana shfaqet duke kënduar këngën "Shallow" me plot talent dhe fashionista e quan "Artiste të vogël".

Edhe Arditi ka postuar një foto të Anës me Arminën dhe shprehet i lumtur për miqësinë e tyre.

"Kohë e mrekullueshme me familje të mrekullueshme", shkruan Armina.





