Një grua ka thyer rekordin botëror duke lindur në moshën 74-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe rasti ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave.

Gruaja quhet Erramatti Mangayamma dhe ka lindur në qytetin Guntur, në shtetin Indian të Andhra Pradesh.

"Ne jemi çifti më i lumtur në botë sot. Ne kemi fëmijët tanë", u shpreh bashkëshorti i 74-vjeçares pasi çifti prej vitesh kërkonin të kishin fëmijë dhe tani kanë dy vajza binjake.

Mjekët pretendojnë se gruaja ka thyer rekordin botëror sepse është 74 vjeç.

"Nëna dhe foshnjat janë shumë mirë dhe kjo është një mrekulli mjekësore", thanë mjekët e spitalit.






