Nga Shqipëria / E Diel 8 Shtator 2019, 11:11

Pak ditë para dasmës, Besnik Krapi i bën dedikimin e veçantë Jonidës

Që kur lidhjen e tyre e bënë publike, Jonida dhe Besniku janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun dhe dasma e tyre po pritet me padurim.

Ditën e djeshme çifti kanë ndjekur nga afër ndeshjen Çeki - Kosovë dhe nga stadiumi Besniku ka postuar një foto ku shfaqet me Jonidën duke qeshur dhe i bën një dedikim të veçantë.

"Dashuri e parë dhe e fundit je", shkruan Besniku krah fotos së postuar në Instagram ndërsa Jonida i komenton një zemër.

Kujtojmë që pak ditë më parë "Xing.al" ju tregoi ftesat e dasmës së çiftit të cilat ishin në formën e guackave dhe të zbukuruara me perla.