Prej disa muajsh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma ndodhej në Shqipëri, ku ishte e angazhuar me projektet e reja. Pas kaq shumë kohe larg Big Bastës, më në fund Vesa është rikthyer në Zelandën e re.

Ky i fundit e ka pritur Vesën dhe djalin me një surprizë të cilën këngëtarja e ka treguar me postimin e fundit në Instagram.

"Faleminderit që ekzistoni, faleminderit për dashurinë që më jepni, jeni më të mirët, mirë se erdhët në shtëpi", janë fjalët e Big Bastës teksa në sfond shihen edhe tollumbacat me të cilat ai ka surprizuar bashkëshorten dhe djalin.







