Nga Shqipëria / E Diel 8 Shtator 2019, 09:09

Fansi bën tatuazh në trup Melindën

Melinda Ademi është kthyer në një nga reperet më të dëgjuara me këngët e saj që shpeshherë janë komentuar si diss-e kundër repereve të tjera si Taynës apo Rinës. Edhe sherret mes tyre nuk kanë mbetur pa marrë vëmendjen e pa u komentuar në media e rrjete sociale.

Melinda tashmë ka fituar dashurinë e shumë fansave e njëri prej tyre ka marrë vendimin ta përjetësojë emrin e Melindës në trupin e tij. 

Reperja ka postuar një foto ku shfaqet djali i cili ka bërë tatuazh në krah emrin e saj.

Melinda mbrëmë performoi në një klub në Zvicër dhe pak koncertit takoi fansin që kishte bërë tatuazh emrin e saj.