Para nisjes së sfidës mes Francës dhe Shqipërisë, ka ndodhur një gafë e rëndë nga francezët të cilët kanë vendosur një himn krejt tjetër në vend të himnit shqiptar.

Duhet të ishin futbollistët e Shqipërisë ata që do këndonin himnin të parët, por në sfond u dëgjua një himn tjetër, gjë që i habiti lojtarët.

Pas këtij momenti u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi dhe prisnin që të dëgjonin himnin e tyre.
