Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Shtator 2019, 11:11

Sot femrat çmenden pas tij, por shikoni si dukej Maluma para famës

Këngëtari latin, Maluma është kthyer në sensacionin e viteve të fundit. Jo vetëm bukurosh, por edhe shumë i talentuar. Këngët e tij janë kthyer në hite e dëgjohen kudo. Artisti ka mbledhur miliona fansa nga e gjithë bota dhe vetëm 45 milion prej tyre e ndjekin në Instagram.

Pikërish në këtë rrjet social Maluma ka postuar së fundmi një foto ku ka treguar si dukej para famës. 

Në foto Maluma shihet duke buzëqeshur dhe bie në sy fakti që tiparet i ka të njëjta që prej kohës kur ishte fëmijë.

"Maluma baby, çfarë po mendoja?", është përshkrimi me të cilin këngëtari ka shoqëruar këtë foto.