Aktorja turke e cila është shumë e njohur në vendin tonë falë rolit të Hazanit në serialin "Zonja Fazilet dhe të bijat", Deniz Baysal është kurorëzuar mbrëmë në martesë.

Aktorja 28-vjeçare u martua me këngëtarin turk Baris Yurtçu dhe çifti prej disa vitesh janë së bashku.

Deniz Baysal i mahniti të gjithë e veshur nuse dhe gjatë dasmës ndërroi dy fustane.

Dasma e çiftit ishte përrallore dhe morën pjesë edhe kolegët VIP, aktorë e këngëtarë.

Më poshtë ju sjellim disa pamje nga dasma e Denizit dhe Barisit./Xing.al









