Nga Shqipëria / E Premte 6 Shtator 2019, 12:12

Thanë se është ndarë nga Albi, flet për herë të parë Alba

Koreografi Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë prej disa muajsh në qendër të vëmendjes së mediave pasi u përfol se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të cilën nuk e konfirmuan kurrë. U tha se shkak ishin bërë prindërit e tyre megjithatë dyshja preferoi të mos prononcohej lidhur me këto thashetheme.

Së fundmi Alba Hoxha ka realizuar një intervistë me fansat në Instagram dhe një prej tyre e ka pyetur nëse është beqare apo e lidhur. "Beqare dhe e lumtur", është përgjigjur Alba.

Ndërsa në një postim tjetër Alba ka pohuar se Albi është koreografi që i merr të gjitha meritat për arritjet e saj si balerinë.