Teksa të gjithë presim fillimin e "Dance with me 6", spektakël i cili siç është njoftuar këtë sezon do të ketë ndryshime e supriza, moderatorja Alketa Vejsiu është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në një vend të largët.

Së fundmi Alketa ka postuar foto nga Singapori duke treguar se po shijon bukuritë e vendit atje.

Moderatorja ka pozuar në një dyqan me shumëllojshmëri produktesh dhe krahas kësaj fotoje shkruan: "Ngjyrat e Singaporit".

Së shpejti Alketa do të rikthehet për të nisur "Dance with me", por edhe punën për "Festivalin e Dhjetorit".










