Nga Shqipëria / E Premte 6 Shtator 2019, 11:11

Loredana e la për reperin e njohur, reagon Mozzik

Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë pasi çifti është përfolur për ndarje. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën kur ajo kishte ditëlindjen.

Çifti muajin e kaluar publikuan edhe një këngë bashkë me titull "Eiskalt", këngë që pati shumë sukses. Megjithatë së fundmi Loredana i la bashkëpunimet me Mozzikun, për të realizuar një këngë me reperin turko-gjerman, Mero.

Kënga u publikua mbrëmë dhe Mozzik ka reaguar duke e postuar në Instagramin e tij e duke treguar hapur mbështetjen që ka ndaj bashkëshortes.

Madje çifti do të nisin edhe turneun e tyre dhe këtë e konfirmuan me postimet që bënë në rrjete sociale duke vërtetuar se janë ende bashkë.