Në maj të këtj viti, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u bë nënë për herë të parë. Ina solli në jetë një djalë të cilit ajo dhe bashkëshorti i vendosën emrin Matias.

Ina ishte e ftuar në "Ftesë në 5" ku foli për herë të parë pas lindjes së djalit dhe tregoi se vogëlushi i ngjan shumë të atit.

Mirëpo kjo gjë e mërzit Inën sepse ajo do që djali t'i ngjajë asaj.

"Pyetja që mua nuk më pëlqen është kujt i ngjan sepse i ngjan Fabit. Më përpara u tregoja foton dhe thonin: 'kopja e burrit' dhe unë mërzitesha. Vërtet i ngjan bashkëshortit dhe unë jam e lumtur në fakt sepse i ka ngjarë nga sytë blu. Por doja të më ngjante mua dhe më vjen inat. Thonë që djemtë me kalimin e kohës ndryshojnë dhe u ngjajnë mamave", u shpreh Ina.








