Nga Shqipëria / E Premte 6 Shtator 2019, 10:10

Këngëtarja shqiptare lë vendin dhe nis karrierë në Turqi

Edhe pse në një moshë të vogël, ajo ka arritur me talentin e saj të marrë vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo Venesa Doci së fundmi ka marrë hapin e madh për të nisur karrierën e saj jashtë vendit. 

"Prive" bën të ditur se Venesa ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me një kompani shumë të fuqishme turke, DarknDark Music.

Projekti i parë i Venesës do të publikohet brenda kësaj jave dhe do të titullohet "Çok Kotuymussun" (Je shumë i keq). Ky projekt dhe të tjerat këngë të Venesës do të publikohen në kanalin turk Netd Muzzik.

Me karrierën e re në Turqi, Venesa shpreson t’i bëjë krenarë shqiptarët duke mos harruar asnjëherë rrënjët. 

Kujtojmë që Venesa është vetëm 14 vjeç dhe motra e këngëtares Aida Doçi.