Nga Shqipëria / E Enjte 5 Shtator 2019, 21:09

Del video: Mc Kresha kapet duke festuar ditëlindjen me një femër

Ditën e sotme, reperi i njohur Mc Kresha feston ditëlindjen. Kresha mbush 35-vjeç dhe që në orët e para të mëngjesit ka marrë një sërë urimesh nga bashkëpunëtorët e tij dhe miqtë.

Ai ka publikuar një foto të vetën dhe në përshkrim të saj ka shkruar “35 akoma fresh si 20.” Siç duket ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, Kresha ka vendosur që ditëlindjen ta festojë në një drekë së bashku e një femër.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se si restoranti ku reperi kishte zgjedhur të drekonte e ka surprizuar me një tortë ditëlindje. Ndërkohë, në video shihet se Mc Kresha është i shoqëruar me një femër, fytyra e së cilës nuk është zbuluar.